Rezultat surprizë në Kavajë, kandidati i PD zgjidhet kryetar i Bashkisë

Aktualitet

Kandidati Isa Sakja i Partisë Demokratike do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, në dy vitet e ardhshme. Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati.

Dy kandidatët, Sakja dhe Murati, ndoqën së bashku procesin e numërimit, në pesë kutitë e fundit dhe në përfundim shtrënguan duart me njëri-tjetrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto ishin zgjedhje të parakohëshme në Kavajë, për shkak të heqjes së mandatit të kryetarit të mëparshëm Elvis Roshit, nga ana e KQZ-së, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Kështu Sakja grumbulloi 11155 vota, Murati 11127 vota, ndërsa Maksim Kona i LSI-së 1960 vota. 698 vota u shpallën të pavlefshme.

Kanë mbetur për t'u numëruar edhe 80 vota, të cilat janë hedhur në kutinë e gabuar, por që nuk pritet të prodhojnë ndryshim rezultati.

ME TE LEXUARAT