I shpërthyen makinën me eksploziv, ky është oficeri i Krimeve të Rënda (Foto)

Aktualitet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, makina e policit Trim Murataj shpërtheu me eksploziv.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:55 minuta të mëngjesit në rrugën “Kastriotët”. Mësohet se Murataj punon si oficer i Krimeve të Rënda në Krujë. “Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Krujë”- njoftonte policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.

“Panorama” sjell edhe videon ku duket makina e demtuar e policit.

http://www.dailymotion.com/video/x5rs5v1_video-1498230659-1_news#tab_embed

ME TE LEXUARAT