Zgjedhje “të nxehta”, 25 qershori, dita më e nxehtë e javës

Aktualitet

Dita e zgjedhjeve parlamentare do të jetë e nxehtë jo vetëm politikisht, por edhe nga pikëpamja meteorologjike.

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, energjisë, Ujit dhe Mjedisit shprehen se më 25 qershor, temperaturat pritet të arrijnë pikun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe sipas faqeve më të vizituara për kontrollin e motit, parashikimet janë të njëjta, citon oranews. Kështu sipas “BBC Weather” ditën e diel temperaturat do jenë më të larta krahasuar me ditët e mëparshme, duke arritur në vlerën e 36 gradëve.

Po ashtu edhe World Weather Online parashikon që temperaturat në ditën e zgjedhjeve të jenë relativisht të larta.

ME TE LEXUARAT