Haradinaj: Qeveria do formohet në afat rekord, i kemi numrat

Kosovë&Rajon

Shumë i sigurt se i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë është shprehur të hënën lideri i AAK-së, që është i nominuar për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma.

Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se Qeveria e re do të formohet në afat rekord, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë për KTV-në, Haradinaj ka thënë se nuk kanë telashe me numra për ta bërë Qeverinë e re, por se janë në diskutime me deputetë të zgjedhur të Kuvendit, në mënyrë që Qeveria e ardhshme të jetë më e fuqishme.

Qeverinë e kemi. Pra votat sa për me formu Qeverinë i kemi. Ajo çka është interesimi ynë është po e quajmë një përkrahje më e gjerë në Qeveri sepse vërtetë në Kosovë duhet fillu menjëherë me punë konkrete”, tha Haradinaj.

Ai i është kundërpërgjigjur kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili akuzoi PAN-in se po synon që t’ia vjedhë LDK-së e AKR-së ndonjë deputet dhe pastaj ta lusë Vuçiqin në Beograd për ta formuar Qeverinë në Kosovë.

ME TE LEXUARAT