Kreu i policisë Haki Çako: Ndodhën 69 vepra penale që prekin zgjedhjet e lira

Kliko per me shume info

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako doli ditën e sotme para medias duke bërë të ditur se 18 persona janë proceduar penalisht për krimet elektorale, nga të cilët 13 persona janë arrestuar.

Në fjalën e tij nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, Çako deklaroi se gjatë gjithë fushatës elektorale deri ditën e zgjedhjeve, janë evidentuar 69 vepra penale në total që prekin zgjedhjet e lira.

Kliko per me shume info

“Gjatë gjithë aktiviteteve nuk pati asnjë incident. Masat u përqëndruan edhe në goditjen e krimeve elektorale. Po hetohen 44 vepra penale si krime elektorale ku u proceduan 18 qersona. Janë dërguar për vlerësim 3 materiale proceduariale.

Kemi 19 procedime për korrupsion, 4 për përdorim të funksionit publik, 11 për kanosje, 1 për shpërdorim të autoritetit policor. Në total janë evidentuar 69 vepra penale që prekin zgjedhjet e lira”, është shprehur Haki Çako.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here