Kapen me 24,5 kg heroine në Greqi, çifti bullgar zbulohet nga qeni

Një çifti shtetasish bullgarë janë arrestuar në Greqi, pasi tentuan të hipnin në traget me kamperin e tyre të mbushur me drogë.

Sjellja e çiftit, dhe sidomos e gruas 48 vjeçare, zgjuan dyshimet e policisë. Kamperi u kalua për skanim dhe me ndihmën e qenit të zbulimit të drogës, u gjetën 24,5 kg heroinë.

Kliko per me shume info

Në një vend të posaçëm posht krevatit, ndodheshin dy arka prej druri të mbyllura hermetikisht. Brenda tyre u gjetën 48 qese plastike, ku ishte ambalazhuar e gjithës sasia e drogës.
Drejtuesi i mjetit, një 57 vjeçar dhe shoqëruesja e tij u arrestuan në vend,m ndërsa kamperi dhe sasia e drogës u sekuestruan.

LEXO EDHE:  Zaev shuan kureshtjen, në fillim të majit do riformatohet qeveria

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here