Grabitja si në filma në Durrës, gjendet i braktisur furgoni që përdorën autorët

Kliko per me shume info

Gjendet furgoni me të cilën është kryer transportimi i kasafortës që është vjedhur në kantinën e verës. Grabitja është shënuar mëngjesin e sotëm, nga tre persona të cilët pasi kanë marrë kasafortën janë larguar me furgon.

Policia e Durrësit thotë se furgoni tip Benz me targa DR 3538 D është gjetur në fshatin Derven të Fushë Krujës pas kontrolleve që policia kishte ushtruar në zonë pas denoncimit të grabitjes.

Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 04:00. Sipas policisë tre persona me maska kanë hyrë në kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti” pasi kanë lidhur rojen dhe kanë marrë kasafortën janë larguar mjetin e kantinës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në kasafortë pretendohet se kanë qenë 2 mijë euro dhe 3 milionë lekë të vjetra.
Mesohet se janë marrë në pyetje rojet e sigurisë për detaje të tjera të ngjarjes, ndërsa po bëhen edhe verifikime të kamerave të sigurisë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here