Kjo gjyshe me paterica preku sot zemrat e të gjithëve: Erdha të votoj për herë të fundit, por

Soft

Diten e sotme janë raportuar e publikuar momente të ndryshme nga qendrat e votimit. Ka pasur votime nga politikanët, nuset në ditën e dasmës e qytetarët e thjeshtë.

Megjithate rasti i kësaj gjysheje, e cila prej moshës së saj të thyer ka gjetur kurajon përmes patericave që të shkojë të hedhë edhe ajo votën e saj është vërtetë prekës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse në moshën 87-vjeçare ka gjetur forcën për të shkuar sot në qendrën e votimit, por është përballur me të papriturën. Gjyshja nuk është lejuar të votojë pasi me vete kishte marrë një fotokopje të kartës së identitetit dhe jo ID-në origjinale.

Lajmi është shpërndarë me gjithe foton e gruas së moshuar nga fotografia Ivana Dervishi, ndërsa shkruan më tepër detaje lidhur me këtë ndodhi.

“Kjo gjyshe 87-vjecare, e cila kishte shkuar per te votuar edhe pse me dy paterica, nuk arriti ta ushtroje te drejten e saj te votes per shkak se kishte marre vetem fotokopjen e kartes se identitetit.

Kur e pyten pse nuk kishte marre karten, tha qe ishte shume lart ne sirtar dhe nuk e arrinte dot. E merzitur qe nuk votoi dot, u largua po ngadale nga qendra e votimit dhe tha se kjo ishte hera e saj e fundit qe votonte. “Asaj duhej t’i vinte vota ne shtepi,” me tha i biri”, shkruan Dervishi në facebook.

ME TE LEXUARAT