Video/ Mbyllet gjyqi ndaj Roza Latit dhe Iva Alikos, ja vendimi i gjykatës

Showbiz
Moderatorja Roza Lati dhe bukuroshja Iva Aliko prej disa muajsh kanë qenë në një konflikt të hapur me pronarin e një dyqani kafshësh, të cilin e kanë akuzuar për keqtrajtim dhe abuzim me kafshët të cilat kanë rezultuar edhe të sëmura. Por personi në fjalë i ka paditur të dyja vajzat për dëmtim të imazhit si dhe akuzave të pavërteta, duke u kërkuar si dëmshpërblim plot 90 milion lekë. Sot është mbajtur dhe seanca e dytë gjyqësore, ku është marrë vendimi në favor të vajzave, duke hedhur poshtë akuzën e pronarit të dyqanit. “Mbyllet ceshtja e shumperfolur me padites Artan Zabeli e me te paditura Roza Lati dhe Iva Aliko, te akuzuara pa asnje prove dhe per pasoje gjykafa mbyll ceshtjen. Porrrrrrr Beteja vazhdon tani me prova te pa kontestueshme nga ana jone ndaj Dyqanit ” Tani” ne Myslym Shyr”, ka shkruar Roza në Instagram.

ME TE LEXUARAT