Gjykata vendos për të arrestuarin, Fatjon Sinani u vra me plumb në kokë gabimisht?!

Aktualitet

Gjykata e Vlores le ne arrest me burg shtetasin Neritan Qejvani i arrestuar për vrasjen e Fajton Sinanit në Vlorë ka dalë para gjykatës ku është njohur me masën e sigurisë arrest me burg.

Behet me dije se 42-vjecari edhe para togave të zeza nuk ka thënë asgjë në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka mohuar të jetë autori dhe ka vendosur të mos bashkëpunojë më prokurorinë. Por sipas grupit hetimor Qejvani ka lidhje me ekzekutimin e 35-vjeçarit nga Tropoja. Hetuesit po ndjekin disa pista hetimi.

Njëra nga ato është ajo e ngatërrimit të objektivit. Në skedarët e policisë për Fatjon Sinanin nuk ka të regjistruar asnjë precedent penal, nuk ka qenë i dënuar apo i hetuar ndonjëherë.

Në Tropojë, viktima dhe familja e tij nuk janë përshirë në ngjarje kriminale apo të kenë patur histori hakmarrje. Edhe në qytetin e Vlorës ku ka jetuar 5 vitet e fundit së bashku me bashkëshorten e tij nuk ka patur asnjë konflikt, citon klan.

Megjithatë nuk përjashtohet vrasja për shkak të një konflkti të kohëve të fundit. Por nga dëshmia e familjarëve dhe personave që shoqërohej, Sinani nuk ka patur asnjë konflikt cka ka ngritur dyshimet se krimi ka qene nje ngaterrese ne objektiv./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT