Tre gola për fitoren e parë, Gjermania “shkel” Australinë në Kupën e Konfederatave

Sport

Gjermania ka mundur Australinë me rezultatin 3-2 ne ndeshjen për Kupën e Konfederatave duke marrë 3 pikët e para në Grupin B, po aq sa ka dhe Kili. “Panzerat” pavarësisht se zbritën në fushën e lojës me lojtarë të rinj në përbërje, arritën t’a dominonin kundërshtarin duke ‘nderuar’ trajnerin Joakim Lëv.

Gjermania me anë të Stindll zhbllokoi shifrat e para që në minutën e 5-të, por kur pritej dyfishimi i rezultatit, Australia gjen forcat të barazojë në minutën e 41-të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjermanet nuk dorëzohen dhe 1 minutë para se t’i drejtohen dhomave të zhveshjes rikthehen sërish në avantazh falë Drazler që realizoi nga 11-metrat.

Me hyrje te pjesës së ditë ishin përsëri gjermanët që shënuan me anë të mesfushorit të Shalkes, Gorecka në minutën e 48’. Një gabim i Ter Stegen, portierit të Barcelonës, do rihapte takimin në të 56-ën, por vetëm kaq pasi takimi mbyllet me shifrat 3-2.

ME TE LEXUARAT