Ish-ministri i PD: Demokratët ta nxjerrin Bashën nga zyra me gjithë gruan e kunatin

Aktualitet

Ish-ministri dhe ish deputeti i PD, Genc Ruli ka shperthyer ashper ndaj kryetarit Lulzim Basha pas humbjes ne zgjedhje.

Ne nje postim ne Facebook, Ruli u ben thirrje demokrateve qe nese Basha nuk iken nga drejtimi i PD, te shkojne tek selia e kesaj partie dhe ta nxjerrin Bashen nga zyra "bashke me gruan dhe kunatin"...

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesazhi i Rulit:

Kam dashur te besoj se njeriu qofte ky poltikan apo lider dhe ne momentin me te veshtire te jetes se tij do perpiqej te pakten te rusnte dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se cdo lavdi e mjere e castit.

Basha me deklaraten e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal eshte gjeja me e fundit qe e shqetson ate. Normalisht per nje individ qe e mori " lidershipin " e PD si dhurate ne "paje" nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin. Ky lider qe beri nje marveshje turpi me kundershtarin e tij politik.

Thjesht duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD . Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnje kusht nga drejtimi i partise qe e coi ne gremine.

Ju them atyre qe qe ende e duan PD e jo qe ende ju duhet PD, nqs ai nuk jep doreheqjen vete deri neser shkoni te selia e PD e perzejeni ate gruan e kunatin sic perzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli

 

 

ME TE LEXUARAT