"Fytyra" e re e Hotel Dajtit, publikohen fotot, puna nis së shpejti

Aktualitet

Puna për rikonstruksionin e godinës së Hotel Dajtit do të nisë së shpejti, ndërsa Banka e Shqipërisë ka publikuar foto sesi do të jetë imazhi i kësaj godinë embleme për kryeqytetin. E ndërsa punimet do të zgjasin 3 vjet, asnjë detaj nuk bëhet publik nga Banka e Shqipërisë për kontratën dhe zbatuesin e projektit.

Banka e Shqipërisë prej disa ditësh ka filluar nga puna për rikonstruksionin e godinës së Hotel Dajtit. E gjithë hapësira e kësaj prone është rrethuar për të pritur fillimin e punimeve, ndërsa Banka e Shqipërisë ka publikuar disa foto të projektit që pritet të zbatohet duke u shprehur se së shpejti do të nisin edhe punimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas sqarimit zyrtar Banka bën me dije se këto punime do të realizohen në vijim të vendimit të vitit 2015 të Këshillit Mbikqyrës, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet. Por Banka e Shqipërisë nuk ka bërë të ditur asnjë detaj lidhur me tenderin, kontratën e nënshkruar për këtë proçes punimesh apo edhe se nga kush do të zbatohet projekti për rikonstruksion.

Hotel Dajti, një prej godinave emblemë e me vlera të veçanta historike që apo mbart u ble nga Banka e Shqipërisë 5 vjet më parë si një pronë e paluajtshme shtetërore me një fond 40 mld lekësh, kur ky institucion drejtohej nga ish- Guvernatori Ardian Fullani.

Godina do të vihet në dispozicion të Bankës së Shqipërisë për nevojat e evidentuara në rritje në vite, zgjerim të ambienteve, në përmbushje, citon banka, të detyrimeve të saj për përafrimin e kushteve të punës.

Banka e Shqipërisë zotëron dy prej godinave më të spikatura të kryeqytetit atë aktuale ku ndodhet banka, dhe Hotel Dajtin.

Është parashikuar se rikonstruksioni i godinës do të kryehet në përputhje me idetë fillestare të arkitektit i cili e ndërtoi atë në vitet `30 Gherardo Bosio, një fiorentinas dhe i dizenjuar prej Gio Ponti i konsideruar si babi i dizajnit modern evropian. Godina e Hotel Dajtit është vlerësuar si hoteli më modern i Ballkanit për shumë kohë.

ME TE LEXUARAT