U ofendua nga Meta për titullin ‘’Mjeshtër i Madh’’, Frederik Ndoci ‘’sulmon'' rëndë presidentin e zgjedhur

Showbiz

Frederik Ndoci ka reaguar për dekoratat e dhëna nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për dhjetëra artistë shqiptarë, ku në mesin e tyre është dhe vetë Frederiku, i cili ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh” nga Kreu i Shtetit, vlerësim që e ka tërhequr bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij.

Pa i hyrë analizës nëse e meritonin apo jo Ndoci ka një këshillë për presidentin e radhës, që është Ilir Meta. Duke ironizuar motivacionin për dhënien e titujve honorifikë apo medaljeve, Ndoci thotë se presidenti po të jetë burrë ua heq të gjithëve atyre që iu është dhënë ose i rijep me një motivacion të ri, duke renditur dhjetëra syresh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

STATUSI I FREDERIK NDOCIT

Do deshiroja qe presidenti i rradhes ose te shpike nje medalje te re,

ose ti vlersoje te 30000 t’vleresuarit motivacioni Mjeshter i Madh

me nga -100 pike gjer tek + 100 pike sipas meritave ne “pune” ne “jete” dhe ne”jete note”,

ose me kenë vërtet burrë t’ua heq te gjithëve,

ose tua marre mbrapsht dhe ti ri japin me motivacionin.:

MJESHTER I MADH

për motivacionin:

Me ka bere 200000 like ne fb

nuk me ka ofenduar ne instagram e tëiter.

ka dale 5 here ne mitingje pa para,

ka hyre 11 here ne çadrat e grevës se urisë dhe ka paguar ushqim për te gjithë.

Me ka përshëndetur 28 here z.X ne rruge,

ka dhënë 105 kafe te gjithë deputeteve, (tane)

ka bere 19 darka për kryetaret e partive nder rrethe

ka mbyllur sytë kur me ka pare me x femër

me ka dhënë falas para për kazino

ia kemi marre pronat dhe nuk i kërkon mbrapsht

Ia kemi prere energjinë me miliona here dhe ka ndez qirinjte

I kemi marre me mijëra fidanë kannabis dhe prapë mbjell

ja kemi q..e robt dhe prapë na i sjell

e kanë kap 20 here me coçaine dhe ai nuk tregon asnjë nga ne

Ka ekzekutuar 72 persona te rrezikshëm per partine

Mban emblemën e partisë ne makine ne xhakete ne dyqan ne are dhe ne shtrat

ka thyer 46 dyqane dhe ka djegur 298 goma makinash nder mitingje

Nuk na ka kërkuar as një vend pune

Vishet me kollare e kostum sa here kaloj un

Heq miliona lypës nga rruga, supermarket dhe para selisë se partisë

Ka ardhe 2020 here për iftar..

Ka 30 fb me emra anonim etj

Me ka kompozu nje kange per fushat

Ka qare sa here kemi humbur para dhe zgjedhje

Nuk ka marr pjese ne funeralin e deputetit x-y

Ka shkru ma shume bejta se vargje Gjergj Fishta nder poema

I vijnë rroba nga jashtë

Ka tritol

e kam kushëri te 9-te

Ka divorcuar gocën e tradhtarit te partisë

mban portretin e Enverit ne telefon

ka 26 vite qe vjedh vota dhe i fut ne kutit tona

asht numërues votash i ndershëm se nuk din me numru veç deri ne 10

asht burri i një gjykatëse, ne gjykatën e nalte.

si punon te shoqit……………makina e rrojës,

 

ME TE LEXUARAT