Ja kush është njëri autor i arrestuar për vrasjen në Vlorë, viktima u qëllua 4 herë për hakmarrje?

Aktualitet

Hakmarrja dyshohet te jete motivi i vrasjes se 40 vjecarit Fatjon Sinani mbreme ne Vlore. Ai i ekzekutua me pistolete ne hyrje te shtepise se tij ne prani te gruas.

Sinani ishte nje i papune qe dilte cdo dite ne sheshin Omonia. Por ekspertet e hetimit dyshojne qe vrasja mund te kete lidhje me origjinen e tij nga Tropoja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Per ngjarjen u vendos ne pranga nje i dyshuar, 42 vjecar Neritan Qeribani. Por nje tjeter autor mundi te largohej me shpejtesi. Makina qe besohet se perdoren ekzekutuesit nje benz me targa te huaja u gjet dy ore pas krimit ne lagjen 28 nentori.

Sinani u qellua kater here, nje here me plumb ne koke. Sipas policise viktima kishte vetem gjashte vjet qe ishte vendosur nga Tropoja ne Vlore.

Ai ishte i papune dhe pa femije. Pervec pistes se hakmarrjes dyshimet jane edhe per nje konflikt te momentit mes viktimes dhe autorit.

ME TE LEXUARAT