Etrit Berisha zbulon tronditjen që pësoi nga mesazhi i De Biazit në mes të natës

Sport

Pas mbylljes së një sezoni fantastik me skuadrën e Atalantës në Serinë A, portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka bërë një rezyme të gjithë sezonit, si dhe ka hedhur dritë mbi të ardhmen.

Në një intervistë për “Sportin në KTV”, gardiani kuqezi ka dhënë dhe një koment edhe në lidhje me largimin e De Biazit nga stoli i Kombëtares shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë u befasova kur në orën 11-12 të natës mora një mesazh nga Xhani De Biazi dhe më komunikoi se kishte marrë vendimin për t'u larguar. Prisja që ai të largohej pasi të mbylleshin kualifikueset, jo kështu menjëherë”, tha Berisha.

Etrit Berisha pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtar i Atalantës. Ai aktualisht është me pushime, por pasi të mbarojnë pushimet do të vendosë menjëherë për të ardhmen e tij.

ME TE LEXUARAT