Erion Veliaj e thotë me bindje: Do marrim 18 mandate në Tiranë

Aktualitet

Kryetari i Bashkise se Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar sot rezultatin e thellë të fitores që mori PS në këto zgjedhje. Fill pasi doli nga selia rozë, Veliaj tha se PS-ja do të marrë 18 mandate në kryeqytet.

“Them që do kemi mandate 18, për socialistët do jetë rekord. Në shumë incidente në Tiranë kanë ndodhur nga modelet vandale. Këtë e kam thënë si këshillë miqësore. Populli i Tiranës ka folur qartë, nuk do më sherre. Nuk do më deputet apo president republike që prishin lodrat e fëmijëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fund nuk fiton minoranca e zhurmshme por ajo që bën punë. Mesazhi që populli na dha është vazhdoni punoni, mos u merrni me llafe, mos shkatërroni pronën publike, pasi Shqipëria ka humbur në 27 vite shumë gjëra. Unë them se duhet të flasim me njëri-tjetrin dhe të jemi optimist, dhe them se ftesa jonë ishte që qytetarët iu përgjigjen pozitivisht”, tha Veliaj.

Mes të tjerash Veliaj risolli në vëmendje zgjedhjet në Tiranë në 2005-ën. “Tirana ka një memorie të 2005 ku u shkatërrua çdo gjë e mirë dhe e bukur në Tiranë. Nuk i jepnim dot dum prej 25 vitesh. Morëm një bekim publik për të vazhduar gjërat. Sidomos për bashkinë e Tiranës”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT