Shpëtojeni veten nga era e keqe e gojës, ja kush mund t’ju ndihmojë

Kliko per me shume info

Era e keqe e gojës është një problem vërtetë serioz.

Por, për të neutralizuar këto situata me aromë të keqe të gojës, ju duhet të dini se çfarë ndikon që shkakton këtë. Në të shumtën e kohës ne fajësojmë bakteriet – lloji që zakonisht ndodhet në gojë, thekson Sunil Ëadhëa, profesor i mjekësisë dentare në Univerzitetin e Kolumbisë.

Kliko per me shume info

Larja e dhëmbëve rregullisht është mbrojtja më e mirë, por Ëadhëa thekson se shumica e njerëzve harrojnë të pastrojnë dy gjera esenciale: mishrat e dhëmbëve si dhe gjuhën. Nëse praktikoni higjienë të mirë dentare dhe akoma keni aromë të keqe, atëherë mund të keni ndonjë infeksion të sinusit. Por, nëse ballafaqoheni me këtë problem, ne ju sugjerojmë disa këshilla si mund të eliminoni erën e keqe të gojës.
Ujë
Kur ndodheni në situatë të tillë, pini një gotë ujë. Bakteriet në gojën tonë shkaktojnë një gaz të keq në mënyrë që të mbajnë trupin tonë të shëndetshëm dhe të balancuar. Pështyma në gojë vërtetë pengon lirimin e gazit, thekson Sunil. Pra, çdoherë që keni gojë të thatë, lirohen më shumë gazra. Qëndroni të hidratuar për t’i mbajtur gjëndrat e pështymës në formë të rregullt.
Karrota ose selino
Kur jeni në ndonjë koktel apo aheng dhe keni erë të keqe të gojës, atëherë zgjedhni perime të lëngshme si karrota apo selino që veprojnë si një zëvendësues i pastës së dhëmbëve duke pastruar gojën nga mbeturinat e ushqimit para se të fillojë era e keqe e gojës. Fuqia e tyre e vërtetë është se nxisin prodhimin e pështymës, gjë që ndihmon shumë në hidratimin e gojës.
Çaj
Përveç efektit që ndihmon gojën e thatë, çaji ka edhe disa efekte tjera të frymëmarrjes. Shkencëtarët kanë gjetur se polifenoli – përbërje kimike që gjenden në çajin e zi dhe të gjelbër, mund të parandalojnë rritjen e bakterieve që shkaktojnë frymëmarrje të keqe. Pra, oofroni vetes një pauzë me çaj!
Mollat
Para se të shkoni në takimin tuaj të ardhshëm, rrëmbeni një mollë gjatë pushimit në zyrë. Mollat përmbajnë polifenolë të oksiduar, të cilët ndihmojnë në neutralizimin e bakterieve të prodhuar në gojën tuaj. Gjithashtu kafshimi i mollës ndihmon edhe në largimin e bakterieve ndërmjet mishrave të dhëmbëve tuaj.
Kafeja
Por, vetëm nëse është e zezë. Studiuesit në Univerzitetin e Tel Aviv zbuluan se kafja e rregullt mund të ndalë erën e keqe të gojës. Kafeja i lë shumicën e njerëzve pak të dehidratuar, prandaj sigurohuni që të shmangni qumështin ose kremin, të cilët mund të jenë të athët në një gojë të thatë.
Majdanoz
Sa herë keni porositur një porcion ushqyes të përbërë me shumë hudhër në të, dhe keni kuptuar se nuk keni më çamçakëza në çantë? Kjo me të vërtetë mund të prishë disponimin tuaj. Nëse ndodheni në situatë të tillë, thjeshtë përtypni pak majdanoz që gjendet në garniturën e pjatës ushqyese, shkruan femra.net. Një studim i bërë kohët e fundit zbuloi se disa enzima që gjenden në majdanoz mund të ndihmojnë në neutralizimin e erës së keqe nga hudhra.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here