Ekzekutimi i tropojanit në Vlorë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit: S’e vrava unë, por…

Aktualitet

I arrestuari i vrasjes së tropojanit Fatjon Sinanit në Vlorë ka dëshmuar para trupit gjykues, ndërsa mësohet se ka thënë se: “Nuk e kam vrarë unë Sinanin”.

Shtetasi Neritan Qejvani, i dyshuari kryesor për vrasjen e 42-vjecarit ka mohuar gjithçka lidhur me krimin për të cilin mbahet i arrestuar nga policia. Gjatë marrjes në pyetje, 42- vjeçari nuk e ka pranuar akuzën, duke mos deklaruar ende asgjë edhe rreth personit të dytë të dyshuar si pjesëmarrës në vrasje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë dëshmisë para grupit hetimor ditën e enjte, Qejavni ka folur shumë pak duke përsëritur faktin se do të flasë në prani të avokatit të tij dhe pasi të njihet me masën e sigurisë, që pritet të jepet nga gjykata gjatë ditës së premte.

Gjithsesi, në pak fjalët e tij, 42-vjeçari ka këmbëngulur disa herë se nuk e ka kryer krimin dhe se nuk është autori i vrasjes së Fatjon Sinanit. Pak minuta pas ngjarjes, policia u vu menjëherë në ndjekje të autorëve dhe bëri të mundur arrestimin e Qejvanit.

Policia tha se 42-vjeçari po tentonte të largohej me një makinë me targa gjermane në momentin që është ndaluar nga policia.

Ai u kap në dalje të lagjes “Partizani” ku ndodhi vrasja e Sinanit. 40-vjeçari u qëllua me pistoletë “Bereta”, armë që u sekuestrua në vendin e ngjarjes nga policia.

Ndërkohë, policia gjatë kontrolleve, në lagjen “28 Nëntori”, pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, gjeti të braktisur një automjet tip “Benz 2500” me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri, i cili mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.

 

ME TE LEXUARAT