Deputeti i vetëm i PD që mori mandat në Berat: Bandat e fuoristradat e zeza bënë terror në....

Politikë

Deputeti i vetem i PD qe fitoi mandatin ne Berat, Eduard Halimi ka shperndare sot nje mesazh per mbeshtetesit e tij dhe per votuesit.

Ai thekson se situata e fushates dhe dites se zgjedhjeve u mbizoterua nga bandat dhe fuoristradat e zeza qe bene terror ndaj mbeshtetesve te opozites.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja mesazhi i Halimit ne FB:

Falenderim te thelle per 2400 komisioneret, numeruesit dhe vezhguesit‎ e Partise Demokratike ne 305 QV e qarkut te Beratit qe qendruan deri ne kutine e fundit per te numeruar cdo vote.

‎Respekt dhe pergjegjesi të larte ndaj gjithe qytetareve te qarkut te Beratit qe votuan Partine Demokratike.

‎Respekt per burrat dhe grate dinjitoze qe nuk e shiten voten dhe as u perulen as para thesit te pushtetit, as parave dhe presionit te gangstereve te lidhur me pushtetin, por votuan per ndryshuar ekonomine e familjeve te tyre.‎

Keqardhje qe kontrata e politikes me krimin ia doli serish ne Berat, qe me parate, forcen dhe lidhjen e gangstereve me pushtetin, te blejne voten e njerezve te varfer gjate javeve te fundit, te mposhtin dinjitetin tyre, e te triumfojne mbi varferine e thelle ne Skrapar, Polican, Kucove, Ure Vajgurore e Berat.

‎Kontrata e krimit me politiken ia doli qe edhe diten e votimit ne cdo‎ qender votimi patrullat e fuoristradave te zeza te benin ligjin duke sfiduar organet e ligjit, pranine e medias dhe te vezhguesve te ODHIR- Osce ne Uznove, Velabisht, Celepias ne qender te Beratit e Kucoves. ‎

Falenderim te thelle per shtabin e fushates dhe punen e jashtezakonshme te secilit kandidat per deputet qe ishim së bashku në 200 takimet e 20 diteve te fushates.

Ne vecanti, mirenjohje per punen e jashtezakonshme te Astritit, me te cilin pata fatin te punoja kaq ngushte ne keto 4 jave.

‎Keqardhje qe nuk ia dolem te nxirrnim PD nga vendi i trete ku ndodhej e te merrnim mandatin e dyte efhe pas shkurtimit te nje mandati ne keto zgjedhje.

Nuk mundem te prishnim kontraten e politikes me gangsteret e krimit ketu në qsrkun e Beratit që vret demokracinë, votën e lirë dhe vret ekonomine.

ME TE LEXUARAT