U ndalua duke blerë vota për LSI-në, ja cfarë vendosi gjykata për doganierin

Aktualitet

Gjykata e shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike për 26- vjeçarin Izmir Bushaj, me dëtyrë doganier në Vermosh, i akuzuar per blerje votash një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare ne favor te subjektit politik LSI.

E njëjta mase sigurie u dha edhe për 30 vjeçarin Gëzim Bushaj, i afërm i doganierit cili dyshohet për “korrupsion pasiv në zgjedhje.” Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe përpara trupes gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Tonin Sterkaj, 26 vjeçari Bushaj ka refuzuar të flasë ndërsa është përfaqësuar nga avokati mbrojtës Apollon Haxhi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e klientit të tij. Ndërkohë prokuroria ka paraqitur një sërë provash përshfire edhe dëshminë e 30-vjeçarit Gëzim Bushaj i cili pas arrestimit në flagrancë nga policia ka deklaruar se i afermi i tij i kishte dhënë 6 mije lekë, që i janë gjetur në xhep si kembim për t’i dhënë 3 vota LSI ne 25 qershor.

Organi i akuzes ka bërë të ditur se parate e gjetura që janë sekuestruar tashmë kanë të njëjtin numër serial, ç’ka e implikon edhe më shume 26 vjeçarin. Me këto prova te paraqitura prokurori i çështjes Ermir Lelcaj i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi me mbikqyrje elektronike për dy të ndaluarit të cilët akuzohen për “korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje” të parashikuara nga nenet 328/a/b të kodit penal.

Në vleresim të ketyre provave dhe pasi degjoi palet gjykata e cilësoi të ligjshëm ndalimin dhe caktoi masën e sigurisë që kërkoi organi i akuzes dhe që u pranua edhe nga pala mbrojtese. Ndryshimet ne kodin zgjedhor per keto raste kane te parashikuara dënimin nga 1 deri ne 5 vjet nëse shpallesh fajtor. Disa raste u goditen ne Shkoder nga policia para dhe gjatë ditës se zgjedhjeve si tentativa per blerje vote.

ME TE LEXUARAT