Mesila Doda sulmon KQZ: Po fsheh votat e PDIU-së

Kliko per me shume info

Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se ky i fundit është duke fshehur votat e PDIU-së.

“KQZ nuk apdejtohen sasia e votave që merr PDIU, mbahet me kast poshtë votave reale që ne kemi sipas procesverbaleve tona dhe vetëm rrisin sasinë e votave që do të duhet të ketë. Është një përpjekje kriminale për të dekurajuar njerëzit për të mos dhënë sasinë tonë të votave”, është shprehur Doda.

Kliko per me shume info

Ndërkohë sekretarja e përgjithshme e PDIU-së ka shtuar se ka patur edhe një tendencë për të tjetërsuar votat e PDIU-së, duke ja kaluar një force tjetër politike.

“Ka pasur një tendencë për të tjetërsuar votën e PDIU ka pasur raste që votat tona janë shkruar për një subjekt tjetër në procesverbal ndaj pas kësaj do të shikojmë një proces të rreptë dhe të shikojmë edhe personat përgjegjës. Sipas të gjitha të dhënave që kemi deri tani dhe sipas projeksioneve Shpëtim Idrizi është deputeti i Parlamentit të Shqipërisë ”, tha Doda, e cila ka paralajmëruar që të mos guxojë njeri të preki votat sepse do të përballet me 87 mijë vota shqiptarësh.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here