Dhunuan 45-vjeçarin tek mbikalimi i Kasharit, dy në kërkim

Aktualitet

Policia e Tiranës deklaroi se ka ashpallur në kërkim dy shtetas për dhunim të një personi gjatë mesnatës.

Në njoftimin për mediat, bëhet me dije nga policia se Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve A. S 43 vjeç dhe A. M 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policise këta shtetas, dyshohet se me datë 25.06.2017 rreth orës 00:30, në afërsi të mbikalimit të Kasharit, kanë goditur shtetasin, Y. M., 45 vjeç.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

ME TE LEXUARAT