Demiraj kërkoi shkarkimin, Çako: Tre shefat e komisariatiave kryen detyrën

Aktualitet

Policia ka qëndruar jashtë incidenteve zgjedhore. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në përmbyllje të procesit zgjedhor deklaroi se pas verifikimeve të kryera tre shefat e komisariateve në Pukë, Gramsh dhe Dibër, për të cilët Ministri Demiraj pati kërkuar pezullimin nga detyra, rezultojnë të pastër dhe se kanë kryer me profesionalizëm detyrën.

"Kanë filluar 5 hetime disiplinore nga të cilat, tre hetime disiplinore pas letrës së Ministrit të Punëve të Brendshme drejtuar drejtorit të përgjithshëm për policisë së shtetit për tre shefa komisariatesh në Pukë, Gramsh dhe Dibër", tha Cako.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ai theksoi se pas verifikimeve të bëra nga Drejtoria e Standarteve Profesionale rezultoi se tre shefat e komisariateve kanë kryer detyrën konform ligjit si dhe nuk janë konstatuar në asnjë rast në shkelje të rregullores dhe ligjit për policinë e shtetit. Të gjitha veprimet proceduriale për ngjarjet e ndodhura janë kryer në përputhje të plotë me kodin e procedurës penale në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve gjyqësore", .

ME TE LEXUARAT