Deklarata e fortë e Ramës: LSI nuk do të ketë më vend në qeverinë e pas 25 qershorit

Politikë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë të mërkurën ne mbremje, duke thënë se pas 25 qershorit, në qeverinë e re nuk do të ketë vend për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në emisionin Dritare, Rama ka folur brenda hipotezës se zgjedhjet do t’i fitojë PS dhe se në qeverinë e re në këto kushte, nuk do të ketë vend për LSI-në. Në lidhje me PD-në, Rama është shprehur se Lulzim Basha nuk bën për punë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk duam të fitojmë, duam timonin. Imagjinoni sikur e ardhmja e vendit dhe e këtyre reformave të luhet për këto 10 vte dhe një nga ta të jeni ju. Është moment historik dhe çdo njeri duhet të ushtrojë të drejtën e tij. Luli nuk është për këtë punë, nuk asnjë aftësi të drejtojë dhe jo më të çojë për këtë vend.

Ata që zgjedhin numrin 2 do të çojnë para reforma e nisura. Kush e voton atë parti për kërdinë për punë, të ndërroj parti sepse LSI nuk do të ketë më vend ne qeverinë pas 25 qershorit”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT