Largimi i De Biazit dështimi më i madh i kombëtares, pasardhësi i tij nuk mund të...

Sport

De Biazi u largua, ndërsa kombëtarja ka mbetur në mëshirë të fatit.

Kuqezinjtë duhet medoemos të marrin rezultate të mira në këto sfida zyrtare, jo për të ruajtur vendin e tretë që është një ngushëllim simbolik pa vlerë, por për pozicionimin në renditjen e UEFA-s që mund të garantojnë edhe ca miliona euro më shumë në të ardhmen për FSHF-në e si rrjedhojë futbollin shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Renditja e UEFA-s është krejtësisht ndryshe nga ajo e FIFA-s pasi merr për bazë vetëm rezultatet e ndeshjeve zyrtare të Kombëtareve në tri edicionet e fundit, ku secili ka specifikën e vet. Në përfundim të ndeshjeve të qershorit, ajo sheh Shqipërinë në vendin e 28-të në Europë, një pozicion i cili në rastin më të keq duhet ruajtur deri në fund të eliminatoreve të muajit tetor.

Atëherë, me mbylljen e të gjitha ndeshjeve eliminatore, do të përpilohet renditja e re, e cila do të shpërbëjë për të ndarë ligat dhe vazon në turneun e ri të organizuar nga UEFA dhe që starton në vitin 2018, Liga e Kombeve. Aktualisht, falë këtij vendi që mban në renditje, Shqipëria gjendet në vazon e parë të Ligës C, një pozicionim i mirë që shmang përplasje me skuadra si Hungaria, Danimarka dhe Greqia. Duhet kujtuar se një skuadër nga secila Ligë fiton automatikisht të drejtën e pjesëmarrjes në Euro 2020, ndaj ky turne, i ndërtuar për të zëvendësuar miqësoret, nuk duhet nënvlerësuar kurrsesi.

Nëse kuqezinjtë, falë rezultateve të siguruara në katër ndeshjet e fundit zyrtare, të kombinuara edhe me ato të ekipeve që janë më sipër, arrijnë të mbyllin fazën eliminatore të paktën në vendin e 24- t në Europë, atëherë do të bëheshin pjesë e Ligës B. Kështu rritet ndjeshëm niveli i kundërshtarëve me të cilët do të ndeshej në këtë turne që nis rrugëtimin në shtatorin e vitit të ardhshëm, por bashkë me të edhe të ardhurat e siguruara nga UEFA për të drejtat televizive.

Kësisoj, për trajnerin e ri do të jetë një detyrë shumë e rëndësishme ajo e drejtimit të Shqipërisë në katër ndeshjet e ardhshme zyrtare. I gjithë rrugëtimi i tij i mëtejshëm në stolin e përfaqësueses mund të përcaktohet pikërisht nga këto katër sfida. Ai duhet të përllogarisë edhe se UEFA ka vendosur që në të ardhmen vazot e kualifikuesve të Kampionateve Europianë do t’i ndajë sipas radhitjes së skuadrave në Ligën e Kombeve./panoramasport/

ME TE LEXUARAT