Bli, ndërto, rifinanco me Kreditë Hipotekore të Intesa Sanpaolo Bank Albania

Aktualitet

Intesa Sanpaolo Bank Albania prezanton normat e reja te interesit për Kreditë Hipotekore, të cilat mund të përdoren për çdo qëllim tjetër, krahas blerjes së një prone të paluajtshme.

Kjo kredi u vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të blejnë një shtëpi të re apo një ambient të ri jo banimi, për qëllime biznesi, të rimobilojnë shtëpinë ekzistuese apo dhe ta përdorin atë për çfarëdolloj qëllimi tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të njëjtën kohë, kjo kredi u jep mundësinë e rifinancimit të një kredie të marrë në një Bankë tjetër duke ju dhënë mundësinë e përfitimit të interesave dhe avantazheve më konkuruese në tregun bankar.

Shuma e kredisë që përfitohet fillon prej 1,000,000 Lek ose 10,000 Euro sipas kërkesës. Gjithashtu afati i maturimit nis nga 5 deri në 30 vite për blerje të pasurive të patundshme dhe deri në 20 vite për çdo qëllim tjetër të ndryshëm nga blerja e një prone.

Intesa Sanpaolo Bank Albania edhe këtë herë ofron normat e interesit më konkuruese, duke nisur nga 1.9% për monedhën Euro dhe duke nisur nga 2.5% për kreditë e marra në Lek.

Tani ka një zgjidhje për të gjitha kërkesat tuaja – Intesa Sanpaolo Bank Albania, një botë mundësish reale.

ME TE LEXUARAT