"Betimi i Metës për armatosje, akti më i rëndë. Rilindës i gjuhës së Berishës për dhunë"

Politikë

Deputeti socialist Erion Braçe ka dënuar gjuhën e përdorur nga Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, kur nga Lezha deklaroi se ai do të armatosë popullin nëse policia nuk merr masa ndaj dhunuesve.

Braçe e krahason Metën me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili pak muaj më parë përmendi armët në parlament. Ai thotë se betimi i sotëm i Metës është akti më i rëndë që mund të konsumojë numri dy i shtetit në detyrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Braçe i del në mbrojtje Policisë së Shtetit, ndërsa thekson se sistemi ligjor është ai që duhet të funksionojë dhe kurrë, “nuk mund të jetë rilindja e mendjes, gjuhës se dhunës e forca e armëve, ngritur në sistem nga Sali Berisha, zgjidhje!”

STATUSI I BRAÇES

Gjuha e Sali Berishës është institucioni më kriminal në vend!

Betimi i sotëm i presidentit të zgjedhur se,

do të armatosë popullin e partisë që ndihet e sulmuar në fund të fushatës zgjedhore,

është i njëjti që Sali Berisha bëri muaj më parë në Kuvend!

Por në dallim nga Sali Berisha që sot është një deputet banal në Kuvend, rilindësi i gjuhës së tij të dhunshme, është presidenti i zgjedhur, kryetari në detyrë i Kuvendit!

Ndaj betimi i sotëm është akti më i rëndë që mund të konsumojë numri 2 i shtetit në detyrë!

I papranueshëm!

Gjithnjë nisur nga Kushtetuta e Republikës!

Më shume se kaq nuk mund të bëjë.

Dua ta them qartë;

Unë jam kundër e dënoj me forcë çdo akt dhune, jo vetëm me natyrë politike e jo vetëm në fushatë.

Por çdo akt i tillë,

Nuk mund të justifikojë sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Shtetit-institucionit apo betimin për të armatosur popullin e partisë, cilësdo parti, për t’u vetëmbrojtur, prej atij që pas një muaji do të jetë Presidenti i Republikës!

Për të dhe cilindo,

së pari e së fundi janë institucionet;

Prokuroria e Gjykata!

Çdo gjë tjetër është antiligjore, antikushtetuese!

Sistemi ligjor është ai që duhet të funksionojë,

për çdo rast, për këdo, pa përjashtim!

Kurrë, kurrë, nuk mund të jetë rilindja e mendjes, gjuhës se dhunës e forca e armëve, ngritur në sistem nga Sali Berisha, zgjidhje!

Nuk ishte në 21 janar, kur ishte qeveria e përbashkët “Berisha 2”, ndaj nuk ka asnjë shans të ketë serish një qeveri të përbashkët “Berisha 3” me këtë e çdolloj mendje!

Ky është fundi dhe po vjen shumë shpejt!

Për këdo nga ushtarët e dhunshëm të sistemeve Berisha!! Nga sot, prej pak më parë e në vijim;

U hodh e do konsolidohet shumë shpejt, hapi më i rëndësishëm drejt Vetting-ut të sistemit të Drejtësisë, thelbi i një të ardhmeje të re për çdo shqiptar.

ME TE LEXUARAT