Basha “i kërkon nder” shitësit: Lojën anti-stres ruaje për Ramën, do t’i duhet më 26 qershor

Politikë

Në vazhdim të takimeve elektorale me mbështetësit e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, kreu i PD Lulzim Basha është ndalur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Ndersa po ecte në rrugët e qytet dhe i takua me pogradecarë, kreu i opozitës përcolli mesazhin se më 25 qershor, “kemi në dorë të heqim dorë nga lojërat antistres”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E duke bërë batutë me pronarin e një dyqani, Basha i tha atij të ruajë një instrument loje për t’ia dhënë kryeministrit Rama pas 26 qershorit, si anti-stres.

Gjatë takimeve me qytetarë të Pogradecit, Lulzim Basha u ka shpjeguar se ai nuk ka premtime, por “një plan konkret që funksionon si i tërë me gjithë komponentët që do sjellë para në qarkullim, do rrisë konsumin, do rrisë prodhimin, do hapë vende pune, do ndezë fuqishëm ekonominë e vendit”.

ME TE LEXUARAT