Shtohet numri i deputetëve demokratë që kërkojnë largimin e Bashës: Është minimumi që mund të bëjë

Politikë

Rezultatet e deritanishme të votave nuk janë aspak favorit për PD, ku si pasojë shtohen zërat për largimin e kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në mëngjes ishte Besnik Mustafaj, i cili kërkonte dorëheqjen e Bashës që sot. Pas tij edhe Ilir Rusmali në një intervistë në TVSH thotë se Basha duhet të japë dorëheqjen tani dhe jo të presë përfundimin e numërimit të votave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ilir Rusmali:

Me shumë gjasë do të ketë vështirësi dhe pasoja për politikën në Shqipëri. Një fitore dërrmuese nuk i duhet PS-së dhe një humbje dërrmuese e PD-së nuk i duhet demokracisë. Duhet një lëvizje e shpejtë për të sjellë në balancë politikën. PD nuk i ka shërbyer demokracisë në vend. Ndoshta është momenti tani që të reflektojë dhe të bëjë gjeste në shërbim të demokracisë. i duhet demokracisë e djatha.

Cilat janë këto gjeste? Ndoqa sot shkrimin e Mustafajit. Bashkohem tërësisht në thirrjen drejtuar Bashës për të marrë mbi vete përgjegjësitë dhe për të reflektuar. Ai ka kërkuar dorëheqjen e Bashës, ky është minimumi për reflektim.

Mustafaj i ka kërkuar ndihmë Berishës, pra i ka besuar rolin e veçantë që ka ai. i ka kërkuar të bëjë edhe të kundërtën e fjalisë së parë, që të mos ndërhyjë te procesi. Dorëheqja i hap rrugë identifikimit të zgjidhjeve. Zgjidhjet për PD-në nuk i jep dot Basha, as Berisha. Zgjidhjet për PD-në i jep bashkimi dhe bashkëpunimi i të gjithë demokratëve që në histori dhe aktualisht kanë punuar dhe punojnë për PD-në.

Besnik Mustafaj:

Nuk është hera e parë gjatë këtyre 26 vjetëve që ne demokratët humbim në zgjedhje. Por dështimi i “Republikës së re” është mirëfilli i turpshëm. Dhe është i tillë personalisht për Lulzim Bashën. Prandaj edhe shkundja e Partisë Demokratike duhet të fillojë nga dorëheqja e tij e menjëhershme nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike.

Do të ishte në nderin e tij që ai ta kryente këtë veprim qysh sot për veten e tij. Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë si Edi Rama me tarafin e tij.

 

ME TE LEXUARAT