Avokati i presidentit: Trump nuk është nën hetime

Kliko per me shume info

Presidenti Donald Trump nuk po hetohet nga prokurori që po heton se çfarë roli ka luajtur Rusia në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar, tha të dielën një nga avokatët e presidentit, duke kontradiktuar vetë postimin e presidentit në Twitter, ku ai pohonte se është nën hetim.

Avokati Jay Sekulow tha në intervista për rrjetet NBC dhe CNN se Presidenti Trump “nuk është nën hetime nga Prokurori i Posaçëm” Robert Mueller, megjithëse të premten Donald Trumpi tha se Prokurori Mueller e kishte përfshirë nën hetime.

Kliko per me shume info

Robert Mueller, ish-drejtor i FBI-së u emërua si prokuror i posaçëm muajin e kaluar për të drejtuar procesin hetimor mbi kontaktet që kanë pasur disa punonjës të fushatës së zotit Trump me zyrtarë rusë dhe nëse këto kontakte përbëjnë shkelje penale, si dhe nëse Presidenti Trump ka penguar procesin e drejtësisë duke pushuar James Comey-n nga detyra e drejtorit të FBI-së në kohën kur po drejtonte hetimet mbi ndikimin e Rusisë në zgjedhje, para se të emërohej prokurori i posaçëm Robert Mueller.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here