Avioni bën ulje të detyruar, pasagjerët: Dridhej si lavatriçe...!

Soft

Një avion i “Air Asia X”, i nisur drejt Kuala Lumpurit, është detyruar të kthehet prapa në Australi pas një problemi në motor, që bëri që ai të dridhej si një lavatriçe. Piloti tha se vendimi për t’u kthyer në Perth, 90 minuta pas nisjes që andej, u mor për shkak të problemeve teknike në avionin e pasagjerëve.

Avioni, sidoqoftë u ul pa probleme në orën 10 të së dielës, sipas orës lokale. Policia tha se shërbimet e emergjencave në veri të Perthit ishin vënë në gatishmëri për një ulje të mundshme në det.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një numër pasagjerësh në bordin e avionit ishin munduar jo pak nga dridhja e tij. “Air Asia X” nuk ka komentuar ende incidentin, në të cilin nuk janë raportuar të lënduar.

Më herët këtë muaj, një “Airbus A330” në pronësinë e “China Eastern Airlines”, u detyrua të bënte një ulje emergjence në Sidnej, pasi një vrimë gjigante u shfaq në një prej motorëve të tij.

ME TE LEXUARAT