Arrestohet fatorino i linjës së Unazës, bënte kërdinë me portofolat dhe celularët

Aktualitet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një faturino që grabiste qytetarët në autobusin e linjës së Unazës. Sipas njoftimit të policisë, u arrestua 23-vjeçari me inicialet R. T, faturino në linjën e Unazës, i cili vidhte portofola dhe telefonat e qytetarëve.

Një ndër rastet që Policia ka dokumentuar, është vjedhja e një telefoni ‘Iphone 6” dhe një sasi dollarësh që faturino i ka bërë një 52-vjeçari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pikërisht në momentin që 23-vjeçari po u mblidhte lekët qytetarëve, ka bërë edhe grabitjen, ku i ka marrë portofolin dhe telefonin 52-vjeçarit.

Policia ka gjetur telefonin dhe sasinë e lekëve faturinos gjatë një kontrolli të befasishëm. Atij iu gjet edhe një dorezë metalike.

ME TE LEXUARAT