Arrestohet anëtari i Vetëvendosjes që kërcënoi Xharrën, PDK e quan të vonuar

Kosovë&Rajon

PDK dënon ashpër çdo kërcënim që rrezikon lirinë dhe jetën e qytetarëve, dhe konsideron se është koha e fundit që veprimet kërcënuese të merren seriozisht nga institucionet e drejtësisë, aq më parë kërcënimet ndaj veprimtares Arbana Xharra, e cila u sulmua fizikisht kohë më parë.

Në komunikatën për media të kësaj partie thuhet se paraburgosja e anëtarit të Vetëvendosjes, që kërcënoi Arbana Xharrën, është veprim që duket mbase i vonuar, derisa në rrjetet sociale para sa ditësh nga kjo lëvizje bëheshin ftesa për dhunë, madje ftoheshin anëtarët e kësaj lëvizjeje të përgatisnin arsenalin e tyre të mirënjohur- shishet me benzinë për djegie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PDK pret nga Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga kjo gjuhë e urrejtjes, kërcënimit dhe veprimet e shantazhit nga anëtarët e saj.

“Kohët e fundit janë bërë përditshmëri në rrjetet sociale dhe mediet elektronike, kërcënimet dhe përkufizimet jodemokratike për zhvillimet politike, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

ME TE LEXUARAT