Armatosja e popullit? Meta : Nëse policia bëhet palë me bandat atëherë…

Politikë

Tri ditë para zgjedhjeve, ish-kreu i LSI-së, njëherësh dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta vjen mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin “Arena” në RTV Ora News me gazetarin Dritan Hila. Armatosja e popullit, Ilir Meta : Nëse policia bëhet palë me bandat atëherë nuk ka asnjë garanci.

Meta tregon pse hyri në fushatë zgjedhore. ”Hyra falë një marrëveshjeje personale kundër zgjedhjeve të zotit Rama e Basha”. Task Forcë funksionon si Gestapo

Meta reagon ndaj Saimir Tahirit: Të merrem me Sajen është humbje kohe, Të gjithë e dinë pse është shkarkuar. Nuk është shkarkuar nga LSI. Të gjithë e kanë të qartë që është viktimë e marrëzisë së tij. U vendos nga kreu i mavizë për tu keqpërdorur

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjese nga Intervista

Hila: Që kur u futët ju në ring fitoi kripë dhe shqeqer fushata. Ka pasur kostot e veta. U shkarkua zv/ministri i LSI. Rama ka deklaruar në VOA se çfarë donte Ilir Meta, ja dhamë të gjitha. Pse u futët?

Meta: Unë në këtë fushatë hyra në këtë formë, mënyrë, me këtë ritëm falë një marrëveshje kundër zgjedhjeve, marrëveshje personale që bëri Rama më Bashën për 3 orë në errësirë.Për fat të keq në vend të arrinin një marrëveshje për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike vendosën së bashku të merren vesh sesi do të përpiqen të ruajnë në mënyrë antidemokratike monopolin e dy forcave që përfaqësojnë apo kanë trashëguar në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të popullit dhe realitet politik dhe elektoral sot në Shqipëri. Marrëveshja e tyre për të krijuar një Task-Forcë që funksionon si Gestapo në kundërshtim me ligjet e shtetit dhe Kushtetutën, me statusin e nëpunësit civil, e cila përdoret për të frikësuar administratën dhe jo për të garantuar mospërfshirjen e saj në fushata politike.

Fakti që në këtë Task-Forcë nuk është as Ministrja e Integrimit Europian që duhet të ishte patjetër, sepse çështja e zgjedhjeve është çështje kyçe për ecurinë e integrimit, çështja e administratës publike është çështje kyçe për këtë reformë. Fakti që u përpoqën ti vononin KQZ një vendim totalisht të paligjshëm në kundështim me kodin dhe vetë vendimet që ka marrë KQZ në 2015 për ti hequr mundësinë LSI që të kishte numërues në gjithë vendin me qëllim frikësimin e votuesve jo vetëm të LSI por të gjithë të tjerëve që vota e tyre do të ishte e pasigurtë, e pavlefshme, që ose të rrinin në shtëpi ose të shkonin dhe t’ua jepnin një prej këtyre dy partive.

Hila: Kanë arritur të frikësojnë LSI dhe elektoratin e saj?

Meta: Jo jo. me këtë që kam parë sot në Durrës, padyshim që Tiranën e njoh shumë mirë dhe nuk jam aspak i surprizuar nga supermitingu i Tiranës por ajo që kam parë në Durrës. Është një popull shumë i qetë, paqk indiferent dhe gjykon në mënyrë shumë racionale, më ka bindur që ndryshimi historik që unë e kam pasur dhe e kam bindje po afron dhe LSI nuk e shohin thjesht si një alternativë, por sot pas marrëveshjes Rama-Basha në errësirë e shohin si një garanci për të gjithë sistemin demokratik, arritjet demokratike të deritanishme të Shqipërisë dhe si një garanci dhe për përmirësimin e standarteve të demokracisë në të ardhmen. Demokracia dhe ekonomia janë të lidhura bashkë. Nëse demokracia deformohet, monopolizohet në mënyrë të padrejtë, të pandershme, në mënyrë imponuese ndaj qytetarëve në kundërshtim me vullnetin e tyre dhe ekonomia këtu shkon.

ME TE LEXUARAT