Fushata i “ha kokën” kreut të ALUIZNI-t në Shkodër, mbështeste Tom Doshin

Aktualitet

Në Shkodër pezullohet dhe një tjetër zyrtar i lartë, pasi u përfshi në fushatë.

Mësohet se bëhet fjalë për Drejtorit të Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, socialisti Tonin Marku. Ky i fundit akuzohet se ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore gjatë orarit të punës per kandidatin per deputet, Tom Doshi. Pezullimi i përkohshëm është firmosur nga drejtori i ri i ALUIZNI-t Ibrahim Morina.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zoti Tonin Marku me detyrë drejtor i Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër, pezullohet pas informacionit të ardhur pranë titullarit të institucionit për pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar” thuhet në urdhrin e pezullimit.

ME TE LEXUARAT