Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

Aktualitet

Një tjeter aksident në punë i ka marrë jetën një shqiptari me iniciale M.H. mëngjesin e sotëm në Itali. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:10, në komunën Berbenno, në sheshin jashtë kompanisë “Valtecne”.

Viktima, M.H., 36 vjeç, me banim në komunën Desio, dhe shoferi i një kompanie me zyra qendrore në Brianza, ishte i impenjuar gjatë paradites duke ngarkuar në kamion, me ndihmën e një vinçi të vogël dhe një kontenieri, ashkla dhe materiale të përpunimit të mbeturinave të hekurit, prodhuar nga “Valtecne”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportimeve paraprake, shqiptari u aksidentua pasi kishte ngarkuar kontenierin, duke ngecur mes kontenierit dhe kamionit. Ai vdiq në vend. Identiteti i plotë i viktimës nuk është bërë ende i ditur nga mediat lokale.

ME TE LEXUARAT