Aksident i rëndë në Korçë, 50 vjeçari përplaset për vdekje nga makina

Aktualitet

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u raportua në Korçë, mbrëmjen e së martës (27 qershor2017).

Mësohet se një makinë, tip “Nissan” me targa AA 716EF ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka qenë këmbësor në rrugë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec, ku shtetasi Reans Muçollari, 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar mjetin, përplasi 50-vjecarin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT