Zgjedhjet, KQZ: Ky është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve

Politikë

KQZ ka miratuar datën 26 maj si afatin e fundit për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit për kryetar të Bashkisë së Kavajës, vendim ky që nuk kaloi pa debate ndonëse në fund u miratua me 6 vota.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë që zhvillohen me 25 qershor 2017 jo më vonë se me 26 maj 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i ri i KQZ-së, Klement Zguri, drejtoi për herë të parë mbledhjen e këtij institucioni pas marrëveshjes politike mes palëve, ndërsa u vu re mungesa e ish-kryetarit Denar Biba, i cili tashmë do të jetë anëtar i thjeshtë.

ME TE LEXUARAT