Fate të kryqëzuara/ Xhansu bie në koma, ja fati i fëmijës pasi vdes Burhan

Showbiz

Disa fëmijë në vendngjarje gjejnë makinën e aksidentuar të Burhan. Denis ka një parandjenjë të keqe se diçka po i ndodh Xhansusë. Policia njofton Xhihanin se e kanë kapur Burhanin pas një aksidenti me makinë ku ka qenë edhe Xhansu. Gjendja shëndetësore e Xhansusë është e rëndë dhe ajo futet menjëherë në sallë. Mithat në të vërtetë është një polic. Ai është futur në kompaninë e Xhihanit për të zbuluar nëse ky i fundit ka bërë gjëra të jashtëligjshme. Mithat mbron Xhihanin para shefit të policisë dhe i thotë atij se pas çdo krimi fshihet Harun. Shesi i vihet pas Hazallit pasi mëson se Xhihan ka kërkuar që të fshihet emri i saj, por Mithat mbron Hazallin. Shefi e kupton se Mithat është i dashuruar por ai e mohon.

Dilara shkon në spital me Allazin dhe të gjithë përkujdesen për të. Operacioni i Xhansusë ka komplikacione dhe doktorët me vështirësi e kthejnë në jetë, por Xhansu mbetet në koma. Ajo e humbet fëmijën. Dilara nuk pranon ta kthejë Alazin në shtëpi me Harunin, pasi ka frikë se ai mund t’ia marrë. Ajo ia lë Hazallit Alazin që të kujdeset. Hazall nuk pranon ta lërë vetëm Xhansunë por e bind Xhihan. Xhihan i ofron dashuri dhe mbështetje Dilarës. Denis është i dëshpëruar nga gjendja e Xhansusë dhe fajëson Burhanin për ato që kanë ndodhur, shkruan “Who”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Xhihan këshillon Denisin të qëndrojë pranë të atit pavarësisht çdo gjëje. Burhan është në luftë për jetën. Denis i shkon i inatosur në dhomë dhe e fajëson për vdekjen e të gjithë njerëzve të tij të dashur. Burhan pëson krizë pas fjalëve të rënda të Denisit dhe vdes. Denis ndihet fajtor. Harun mëson për aksidentin e Xhansusë dhe tenton të shkojë në spital për të mbështetur Dilarën. Xhihan dhe Dilara e përzënë dhe ai ndihet keq. Harun nxehet kur shikon që Alaz nuk është në shtëpi dhe zihet me Dilarën. Mithat i shkon Hazallit në shtëpi dhe përkujdeset për të. Hazall është e mërzitur për Xhansunë. Calltaj me Alazin nga krahët e Hazallit me urdhër të Harunit. Hazall njofton Dilarën e cila mendon se Harun ka rrëmbyer fëmijën. Keriman i tregon Rahmiut për gjendjen e Xhansusë. Rahmi vendos të thyejë heshtjen dhe të shkojë në spital. Ozan dhe Xhihan e presin krahëhapur. Xhihan paralajmëron Rahmiun se ka nisur hetime ndaj tij, por pavarësisht të gjithave ende e do. Ozkan merr leje nga burgu për të vizituar Xhansunë në spital. Xhansu pëson një tjetër krizë ku për disa sekonda humbet jetën por rikthehet sërish.

Denis organizon funeralin e të atit. Asuman rikthehet në vilë për të shantazhuar Dilarën por mëson për aksidentin e Xhansusë dhe mbështet familjen. Xhandan mban në apartamentin e saj CD-në e Mahides. Ajo telefonon Asumanin. Xhihan e shikon dhe bëhet dyshues. Asumanin e rrëmbejnë. Dilara qetësohet kur e shikon Harunin në shtëpi duke u kujdesur për Alazin. Haruni i ofron asaj mbështetje të përhershme. Mahide ka rrëmbyer Asumanin për të rimarrë diskun e saj. Hazall ka një plan për të rikthyer Xhansunë nga koma. Ajo shkon në vilë dhe merr regjistrime të vjetra të Xhansusë kur ka qenë fëmijë. Harun i kërkon falje Hazallit, por ajo nuk e fal.

Xhansu dëgjon zërin e saj dhe të Ozanit kur kanë qenë fëmijë dhe sheh ëndrra sikur është me beben dhe Denisin.

Ajo zgjohet. Askush nuk i tregon që ka humbur fëmijën dhe Burhan ka vdekur. Jëlldërëm i ofron para kriminelit që ka plagosur Ozkani. Ai tërheq akuzat dhe Ozkan lirohet nga burgu. Rahmi vendos të rikthehet në rrugë pas kthimit të Ozkanit por Ozan nuk e lejon dhe e merr në shtëpinë e tij/Who

ME TE LEXUARAT