U rrah e u burgos me akuzën e vrasjes së turistëve cekë, flet i riu: Si m’u shkatërrua jeta

Aktualitet

Emisioni i sotëm “Me zemër të hapur” në News24, trajtoi rastin e një 24 ­vjeçari të dhunuar në mënyrë brutale nga policia e Shkodrës në vitin 2015. Mariglen Gjuraj u dhunua në mënyrë barbare nga policia, më 5 korrik 2015, kur u vranë turistët çekë dhe ai u dyshua si vrasësi i mundshëm. Pasi u vërtetua që nuk ishte vrasësi, Policia e akuzoi të riun për armëmbajtje pa leje.

Marigleni tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes se si policia e rrihte pa e lënë të flasë fare. “Ka qenë shkatërrim total për mua, fizikisht e moralisht. Më ka kthyer shumë mbrapa. Në fillim mendova se më ngatërruan, dhe do më lironin, por ata vazhduan, më çuan në Lezhë me seancat gjyqësore. Në këto 4 muaj liri, nuk e kam marrë veten tamam, s’po ambientohem dot me shoqërinë, plus që kam shkuar dhe në spital prej pasojave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Babai ishte i pari që më priti. Unë dua që e drejta ime të dalë në dritë. Mos të ngelem i baltosur për diçka që s’e kam bërë. Unë kërkoj akoma pafajësinë, unë dhunohem, ata që më dhunuan nuk shkojnë para drejtësisë. Bëra 1 vit e gjysëm burg kot. Unë isha me vëllain në shtëpi, unë nuk e kisha dëgjuar ngjarjen, se ishte larg shtëpisë time. Nuk më interesonte ajo ngjarja. Policët kapërcyen murin, hynë vetë, erdhën me automatik drejt meje. Më thanë shtriu ose të vramë. Më rrahën. Vetëm më rrihnin e shanin,” rrëfehet Marigleni.

I ati i Mariglenit, Gjiovalin Gjura nën lot thotë se policia ndërroi akuzën ndaj të birit kur mësuan që nuk ishte vrasësi i çiftit të turistëve çekë. Gjiovalini thotë se policia e akuzoi djalin më pas për armëmbajtje pa leje si dhe sikur i kishin gjetur hashash në shtëpi. “Policia shkoi në banesë, gjeti djalin tim, e dhunuan në mënyrë çnjerëzore.

Sokoli po fliste me vëllain në Bruksel. Kur hapi portën, policia e shtriu në tokë, dhe e rrahën. Djali im s’ishte aspak i përfshirë. Policia tha i kanë gjetur djalit hashash në shtëpi. Po nuk bëhej fjalë. Asnjë drejtor policie nuk më priti. Ma rrahën djalin keq, ka qenë në gjendje kome. Mjeku i komisariatit e ka mjekuar, dhe dhuna është e dokumentuar, se ndryshe djali do kishte mbaruar fare,” thotë Gjiovalini.

ME TE LEXUARAT