Vendimi i qeverisë: Asnjë kontakt me ndërkombëtarët pa njoftuar Ministrinë e Jashtme

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Jashtem Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te ratifikohet marreveshja me Fondin Monetar Nderkombetar per te mbeshtetur qeverine shqiptare ne shumen prej 330.9 milione euro.

Qeveria u kërkon të gjitha institucioneve shtetërore që në marrëdhëniet me shtetet e tjera apo me organizata ndërkombëtare të kenë si interlokutor Ministrinë e Jashtme. Përmes vendimit të ri, qeveria ka vendosur rregulla të reja për veprimtarinë me jashtë të administratës shtetërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, drejtuesit e institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në deklaratat verbale e të shkruara dhe intervistat për probleme të rëndësishme të marrëdhënieve me jashtë duhet të jenë në përputhje me programin e qeverisë për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Për çështje të politikës së jashtme të një rëndësie të veçantë, funksionarët e lartpërmendur, në deklarimet e tyre publike, duhet të konsultohen, paraprakisht, me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, thuhet në vendim.

VENDIM

Nr. 734, datë 9.9.2015

PËR RREGULLIMIN E VEPRIMTARISË ME JASHTË TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 9, të ligjit nr. 23/2015, datë 19.3.2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës

së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministritë, institucionet shtetërore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit

vendor e ushtrojnë veprimtarinë e tyre me jashtë në lidhje e bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, me qëllim garantimin e kësaj veprimtarie, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me interesin kombëtar.

2. Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, drejtuesit e institucioneve të tjera të

administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në deklaratat verbale e të shkruara dhe intervistat për probleme të rëndësishme të

marrëdhënieve me jashtë duhet të jenë në përputhje me programin e qeverisë për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Për çështje të

politikës së jashtme të një rëndësie të veçantë, funksionarët e lartpërmendur, në deklarimet e tyre publike, duhet të konsultohen, paraprakisht, me

Ministrinë e Punëve të Jashtme.

3. Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, të institucioneve të tjera të

administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në korrespondencën me ambasadorë e përfaqësues të tjerë të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për çështje me karakter politik ose me rëndësi për marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me shtetet e tjera apo organizatat ndërkombëtare, duhet të njoftojnë, paraprakisht, Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila jep, me shkrim, mendimin e saj për

qëndrimin që duhet mbajtur.

4. Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, të institucioneve të tjera të

administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, për veprimtaritë ku marrin pjesë dhe bisedimet që realizojnë me personalitete të

huaja, brenda dhe jashtë vendit, të dërgojnë, brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga data e përfundimit të veprimtarisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme

dhe në Kryeministri, një relacion. Relacioni duhet të përmbajë të dhënat për qëllimin dhe objektin e veprimtarisë, për ecurinë e bisedimeve dhe për

rekomandimet përkatëse për çështjet e diskutuara. Për çështje të rëndësishme ose urgjente, Ministria e Punëve të Jashtme mund të kërkojë dorëzimin e relacionit edhe brenda një afati më të shkurtër.

5. Ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit

vendor, komunikojnë zyrtarisht me misionet diplomatike të Republikës së Shqipërisë, të akredituara jashtë vendit, nëpërmjet Ministrisë së

Punëve të Jashtme. Institucionet e lartpërmendura komunikojnë drejtpërsëdrejti me përfaqësuesit e tyre në misionet diplomatike të Republikës së

Shqipërisë, për çështje brenda fushës së përgjegjësisë së tyre, duke vënë në dijeni kreun e misionit diplomatik.

6. Ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit

vendor e realizojnë korrespondencën e tyre zyrtare me misionet diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Ministrisë së

Punëve të Jashtme.

7. Vizitat zyrtare dhe të punës të anëtarëve të Këshillit të Ministrave jashtë shtetit zhvillohen me miratimin e Kryeministrit, pasi ministri i Punëve të

Jashtme të jetë shprehur me shkrim. Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet, njëkohësisht, Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

Anëtarët e Këshillit të Ministrave, brenda çdo tremujori, paraqesin me shkrim, pranë Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme,

planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim.

8. Në rastin e vizitave urgjente të punës, të paparashikuara, të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, miratimi u jepet drejtpërdrejt nga Kryeministri, mbështetur në kërkesën e tyre. Ministria e Punëve të Jashtme vihet në dijeni, në çdo rast, për realizimin e këtyre vizitave.  

9. Drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, të institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor nuk mund të pranojnë ose të refuzojnë ftesa zyrtare nga homologët e tyre si dhe nuk mund të dërgojnë ftesa zyrtare, pa u këshilluar më parë me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

10. Ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor, në ushtrimin e veprimtarisë me jashtë, kanë për detyrë:

a) të njoftojnë, menjëherë, Ministrinë e Punëve të Jashtme për çështjet në fushën e marrëdhënieve me jashtë që trajtohen gjatë takimeve të drejtuesve

të institucionit me përfaqësues të trupit diplomatik të shteteve dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të akredituara në Republikën e

Shqipërisë, apo në letrat dhe mesazhet që autoritete të huaja i dërgojnë drejtuesit të institucionit; b) të organizojnë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, takimet e drejtuesit të institucionit me homologët e tij, brenda dhe jashtë vendit; c) të organizojnë protokollin e takimeve të

drejtuesit të institucionit me delegacionet e huaja apo me përfaqësues të trupit diplomatik, të akredituar në Republikën e Shqipërisë; ç) të njoftojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme, çdo tre muaj, për planin e vizitave të delegacioneve të kryesuara nga drejtuesi i institucionit apo nga zyrtarë të lartë, si dhe të delegacioneve të huaja që do të vizitojnë Republikën e Shqipërisë; d) të dërgojnë çdo tre muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme një raport për të gjitha veprimtaritë me jashtë të institucionit, duke përfshirë edhe ecurinë e marrëveshjeve dypalëshe e shumëpalëshe; dh) të dërgojnë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të dhëna dhe raportime, sipas kërkesave e afateve, për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.

11. Ministria e Punëve të Jashtme ka për detyrë: a) të njoftojë ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave,

institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor për veprimtaritë e zhvillimet ndërkombëtare, si dhe për rezultatet e

takimeve e të konsultimeve diplomatike për çështje që lidhen me fushën e përgjegjësisë së tyre; b) të ndihmojë me materiale dhe brenda

përgjegjësisë së saj, të këshillojë për përgatitjen e vizitave e të takimeve të planifikuara të ministrive, institucioneve qendrore dhe organeve të pushtetit vendor; c) të ofrojë ndihmën e nevojshme ligjore në procesin e lidhjes së marrëveshjeve ndër-kombëtare nga ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, institu-cionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor, në përputhje me legjislacionin në fuqi; ç) t’u komunikojë përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë kërkesat që vijnë nga institucionet e ndryshme, të cilat i gjykon të arsyeshme; d) të organizojë takime me drejtuesit e strukturave që zhvillojnë veprimtari me jashtë të ministrive dhe institucioneve qendrore me qëllim informimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së tyre; dh) të orientojë qëndrimet që këto organe duhet të mbajnë brenda sferës së veprimtarisë së tyre për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me jashtë.

12. Vendimi nr. 228, datë 23.4.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për veprimtarinë me jashtë të administratës shtetërore”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

ME TE LEXUARAT