Prekëse/ Vdekja e 8-vjeçares në koncertin e Ariana Grande, ja fjalët e saj të fundit

Bota

Një rrëfim prekës vjen nga viktimat e koncertit të Ariana Grande dy ditë më parë.

Kujtojmë që viktima më e re, ishte 8-vjeçarja, Saffie Roussos.

Njëri prej të pranishmëve ishte munduar ta shpëtonte, por tentativa ishte e kotë pasi Saffie ishte lënduar rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka rrëfyer për mediet se fjalët e fundit të 8 vjeçares ishin "Mami...".

Duke folur përmes lotëve, Reid nga Dalaston, Ëest Midlands, tha për "The Sun": "Ajo ishte një vajzë e vogël e cila po vdiste dhe në ato momente ajo vetëm kërkonte nënën e saj. Kjo gjë ka qenë shkatërruese për mua".

Kujtojmë se nëna e Saffie është rëndë në spital duke luftuar për jetën, pasi edhe ajo mbeti e lënduar rëndë gjatë sulmit kamikaz. Ajo nuk di ende asgjë se vajza e saj e vogël, Saffie ka ndërruar jetë...

ME TE LEXUARAT