Valë vrasjesh, qyteti nën pushtetin e kryengritjes së armatosur

Bota

Forcat qeveritare në Filipine gjetën trupat e 16 civilëve të vrarë në rrugë, ndërsa luftuan të dielën për përzënien e militantëve të lidhur me një grupin e të ashtuquajturit Shteti Islamik, të cilët po zhvillojnë kryengritje në qytetin jugor Marawi. Deri më tani, numri i viktimave ka arritur në 92.

Midis të cilëve të vdekur së fundit, janë trupat e tri grave dhe një fëmije si dhe 4 burrave, të cilët u gjetën një rruge afër Universitetit Shtetëror Mindanao në Marawi, tha zëdhënësi ushtarak Brig. Gjenerali Restituto Padilla.

Trupat e tetë burrave të tjerë u gjetën të vrarë dhe të hedhur në një luginë të eckët në fshatin Emi të Marawit, tha oficeri i policisë Jamail Mangadang.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një letër të gjetur në trupin e njërit prej tyre thuhet se viktimat “tradhtuan besimin e tyre”.

Sipas ushtrisë së Filipineve, të paktën 61 militantë, 11 ushtarë dhe 4 civilë policë janë vrarë që nga e marta, kur një bastisje e dështuar për të kapur një nga militantët kryesor shkaktoi sulme në qytet.

“Ne gjithashtu po përqendrohemi në pastrimin e zonave dhe në shpëtimin e banorëve të bllokuar”, tha Padilla për The Associated Press përmes telefonit nga kryeqyteti Manila. Trupat shpëtuan rreth 100 civilë të bllokuar në shtëpitë e tyre të shtunën, tha ai.

Një zyrtar provincial, Zia Alonto Adiong, tha se më shumë se 2,200 civilë të bllokuar në shtëpitë e tyre nga luftimet në rrugë kanë dërguar mesazhe celulare duke kërkuar që të shpëtohen dhe të sillen në qendrat e evakuimit. Ata gjithashtu raportuan dëme të në shumta në qytetin ku jetojnë 200 mijë njerëz.

Dhuna e nxiti Presidentin Rodrigo Duterte të martën të deklarojë 60 ditë ligjin ushtarak në Filipinet jugore.

ME TE LEXUARAT