Do largohet Trump nga detyra? Gjithçka rreth kaosit në Shtëpinë e Bardhë

Bota

Sa më shumë shtohet kaosi në Shtëpinë e Bardhë, aq më shumë shpresohet jashtë SHBA për një procedurë për largim nga detyra kundër Presidentit Trump. Por ky mendim është deri tani larg çdo realiteti, mendon Martina Butler.

Boll me ëndrra! Ai që vazhdon të besojë se Donald Trumpi do të rrëshkasë tani me këtë skandal apo me atë proces në një procedurë të largimit nga detyra, ai duhet të hapë sytë përballë së vërtetës. E vërteta është: pengesat për një procedurë të largimit nga detyra janë shumë të larta në SHBA. Në të gjithë historinë e SHBA ekzistojnë jo më kot vetëm dy përpjekje për ta larguar Presidentin nga posti. Të dyja herët, në rastet e Andrew Johnson dhe të Bill Clintonit nuk u dhanë dënime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shumica e republikanëve vazhdon të ekzistojë

Veç kësaj, duhet të jetë një shumicë në Kongres që të votojë për një procedurë të largimit nga detyra. Shumicën atje e kanë republikanët dhe ata janë të lumtur që më në fund janë në timon – në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë. Ata duan të qeverisin, të nxjerrin ligje, t’i vënë vulën e tyre vendit. Askush nuk ka dëshirë ta vërë në pikëpyetje këtë.

Por javët e fundit republikanët janë bërë më të qetë në mbështetjen e Presidentit. Shtëpia e Bardhë po i përball me shumë dramë. Por një front kundër Donald Trumpit – për momentin nuk shihet kund. Për aq kohë sa nuk do të ndryshojë kjo, Trumpi do të mund ta vazhdojë punën si deri tani – edhe po të bubullojë, të shkëlqejë me padijen e tij dhe të bëjë njërën gafë pas tjetrës. Zgjedhësit e tij gjithsesi e mbështesin: ata nuk e kuptojnë gjithë shqetësimin për burrin që bën atë që u kishte premtuar – që nga ndalimi i hyrjes për myslimanët deri në ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.

Shpresa për zgjedhjet e Kongresit

E vetmja gjë, për të cilën mund të ëndërrojnë aktualisht kundërshtarët e Trumpit është 6 nëntori 2018: në këtë datë në SHBA janë zgjedhjet për Kongresin. Po të mblidhet pakënaqësi e madhe për Donald Trumpin dhe po ta kenë nxjerrë mësimin e tyre demokratët deri atëherë, atëherë raporti i shumicave mund të ndryshojë. Dhe pastaj qeverisja për Donald Trumpin do të bëhet më e vështirë, hapësira e veprimit të tij do të kufizohet mjaft. Atëherë mund të krijohej ndonjë shans i vogël për një procedurë për largim nga detyra – po të ekzistojë ndonjë shkak i rëndësishëm.

Për të mos përjetuar ndonjë zgjim të shëmtuar, bota do të bënte mirë që të përgatitej për katër vjet Donald Trump në post. Për sloganin e tij për fushatën elektorale të 2020 ai u kujdes që të mbrohet. Në të thuhet: Keep America great! (Mbajeni të madhe Amerikën).

DW

ME TE LEXUARAT