Tragjedia në Mançester, arrestohet një i ri i dyshuar. May jep një tjetër alarm

Bota

Teresa May në një konferencë për shtyp, ka folur për tragjedinë në koncertin e këngëtares Ariana Grande, ku mbetën të vdekur 22 persona.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

VOA raporton:

ora 13:18

Vetëm pak pas daljes së kryeministres ne nje deklarate zyrtare, mediat e huaja raportojne se policia ka arrestuar nje 23-vjecar, i dyshuar per sulmin me bombe gjate koncertit te kengetares Ariana Grande.

Independent shkruan se një 23-vjeçar është arrestuar në dalje të Manchesterit mëngjesin e sotëm, i cili besohet se pati lidhje me sulmuesin/kamikazin.

Ora 12: 24

Në një deklaratë për mediat, Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May e ka quajtur ngjarjen një nga sulmet më të egra që ka përjetuar Britania. Ajo ka theksur se përgjegjësit do të marrin përgjigjen e merituar nga drejtësia. “Aktualisht po hetohet nëse autori ka vepruar i vetëm, apo eshte ndihmuar nga persona te tjere” e për kët◄ sipas saj, rreziku nuk ka kaluat. Ajo theksoi se rreziku terrorist mbetet i lartë dhe se Britania duhet të qëndrojë në gatishmëri.

Ora 08:59

Konfirmohet pista e sulmit terrorist ne Mançesteri. Ian Hopkins shefi i policise ka thene per BBC se: “Personi që sulmoi “Manchester Arena” ka vdekur në vendin e ngjarjes menjëherë pasi ka aktivizuar eksplozivin”.

Zyrtari i lartë ka shtuar se hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse personi ka vepruar i vetëm apo ka patur bashkëpunëtorë.

Ora: 08:19

Ka shkruar ne 22 numri i viktimave nga sulmi terrorist ne Mancester. Situata ende eshte kaotike, pasi mes te plagosurve qe u derguan ne spital shume jane me plage te renda. Me heret, zyrtarisht u theksua se: “Deri më tani kemi konfirmuar se 19 persona janë të vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur. Kjo është duke u trajtuar si incident terrorist, derisa policia të mësojë më shumë”, ka thënë policia në Mançester në Tëitter.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së hënës, vetëm pak kohë pas koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande.

Agjencia Retuers ka raportur se dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se të dhënat e para flasin se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, ndonëse autoritetet në Britani nuk e kanë konfimuar këtë informacion.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se autoritetet janë duke punuar për të kuptuar detajet e kësaj ngjarjeje.

“Ne jemi duke punuar për të kuptuar të gjitha detajet e asaj që nga policia po trajtohet si një sulm i tmerrshëm terrorist”, ka thënë May përmes një deklarate për media.

Shërbimi i Emergjencës i Veri Perëndimit në Britani ka thënë se ka dërguar në spital 59 viktima të shpërthimit.

Ora 07:00

Policia britanike njofton se të paktën 19 vetë kanë humbur jetën dhe 50 janë plagosur nga një shpërthim masiv të hënën mbrëma në një arenë të Mançesterit ku sapo kishte mbaruar një koncert roku.

Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi ylli i muzikës pop Ariana Grande kishte përfunduar shfaqjen.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe se njerëzit kishin filluar të largoheshin me vrap në të gjitha drejtimet

Policia tha se tani për tani po e trajton ngjarjen si terrorizëm

Një zëdhënës i këngëtares tha: “Ariana është mirë. Ne vazhdojmë të hetojmë se çfarë ka ndodhur”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Ariana Grande, 23-vjeç, ndodhet në një tur ndërkombëtar për albumin e saj të vitit 2016, “Dangerous Ëoman”.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ndodhi në pjesën e prapme të arenës, pasi Grande kishte interpretuar këngën e fundit të koncertit.

Voa

ME TE LEXUARAT