Tifozët e Bardhebluve në ‘’depresion’’, reagon ish-kapiteni i Tiranës: Halili është fajtor!

Sport

Një reagim vjen nga ish-kapiteni dhe një lojtarë ikonë i klubit të Tiranës, Elvis Sina, pas rënies në Kategorinë e Parë të klubit bardheblu.

Sina në intervistën për “panorama sport” ka treguar se e kishte të pamundur t’i pushonte së qari fëmijët të cilët nuk e pranonin këtë fakt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai gjithashtu drejtoi gishtin edhe tek fajtori ku për të përgjegjës është padiskutim presidenti Refik Halili.

NDJESIA

I pyetur për emocionet dhe ndjesinë fillestare në momentin që përfundoi ndeshja finale për mbijetesën, Sina është shprehur: “Nuk di çfarë të them. S’e përshkruaj dot. Po ju them vetëm që fëmijët nisën të qajnë me dënesë dhe nuk po i pushoj dot. Ka kaluar gati një orë nga mbarimi i ndeshjes dhe vetëm po qajnë”, shprehet fillimisht ish-kapiteni.

SHKAKU

Sina është i prerë në etiketimin e shkaktarëve dhe e argumenton me atë që ka ndodhur gjatë gjithë sezonit. Sipas tij, numri një i skuadrës është edhe personi me përgjegjësinë më të madhe dhe i pyetur për fajtorët, ai përgjigjet:

“Presidenti! Ai e ndërtoi ekipin si deshi. Ai e bëri këtë merkato dhe normalisht është përgjegjësi kryesor. E kam thënë disa muaj më parë, që kur bënë marrëveshjen me Kukësin. E kam deklaruar që nuk duhej bërë sepse e rrezikonte shumë ekipin dhe ja çfarë ndodhi”.

HISTORIKE

Në fjalën e tij, një nga lojtarët që ka qenë pjesë e historisë së lavdishme të bardhebluve, i pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë që Tirana do të luante në Kategorinë e Parë, ka thënë: “As nuk kishte shanse që ta mendoja ndonjëherë diçka të tillë!”.

ME TE LEXUARAT