Tentohet grabitja e “blindit” me 1 mln euro

Kliko per me shume info

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të personave të dyshuar që sulmuan me armë furgonin që transportonte para në Jarinje të Leposavicit.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se ka të plagosur në anën e sulmuesve dhe paratë nuk kanë arritur të grabiten.

Kliko per me shume info

Më herët u raportua se disa persona kanë dalë nga automjeti ‘Chrysler’ ngjyrë hiri dhe kanë shtënë me armë në drejtim të makinës së blinduar që transportonte para nga Serbia në Leposaviq dhe shoqëruesve të saj.

“Transporti që shoqërohet nga ana e policisë së Kosovës prej kufirit e këndej, ka hasur në sulm të armatosur rreth 300 metra larg nga kufiri në territorin e Kosovës. Sulmuesit kanë pasur për qëllim grabitjen e parave. Ka pasur të shtëna nga të dyja palët që kanë zgjatur disa minuta . Nuk dihet nëse ka të vrarë dhe të plagosur, si dhe nëse sulmuesit kanë arritur të grabisin paratë”, kanë thënë burimet, duke shtuar se në automjetin e blinduar ka pasur valuta në euro dhe dinarë në vlerë rreth 1 milion euro.

Policia e Kosovës konfirmon rastin duke thënë se është tentuar që të grabisin para, por nuk dha më shumë detaje tjera.

Besim Hoti nga stacioni policor i veriut, tha për KosovaPress, se tashmë Policia e ka krijuar “unazën e çeliktë’ në kërkim të të dyshuarve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here