Të rinjtë e PD-së i bllokojnë rrugën Ramës, nuk e lënë të hyjë në Shkodër

Aktualitet

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike i kanë bllokuar rrugën për disa minuta kryeministrit Edi Rama, i cili po shkonte drejt Shkodrës për një seri takimesh.

Të rinjtë u mblodhën në hyrje të qytetit, te ura e “Bahçallëkut”. U desh ndërhyrja e Policisë që të rinjtë të hapnin rrugën.

Rama udhetoi drejt Shkodrës ku do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të Prefekturës por edhe ne nje takim elektoral me "votues per here te pare".

ME TE LEXUARAT