Sulmojeni diabetin, ja kush mund t’ju ndihmojë

Një ndër sëmundjet më të përhapura në vendin tonë, është diabeti. Ndaj, mjekët gjithmonë këshillojnë pacientët e tyre me regjimin ushqimore, në mënyrë të tillë që të ruani sheqerin në gjak në gjendje konstante. Ndërsa një studim, tregon se kanella është ‘’heroi’’ i juaj. Ajo është një nga produktet me më shumë vlera ushqyese, jo më kot e gjejmë të integruar në shumë regjime ushqimore apo edhe në përbërjen e shumë produkteve kozmetike.
Kanella mund të ndihmojë diabetikët të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak. Ky nuk është studimi i parë i kryer për këtë qëllim dhe për të zbuluar sesi ky produkt mund të ndikojë për të ulur praninë e sheqerit në gjak.
Një studim i kryer më herët në vitin 2003 ka vëzhguar sesi ndikonte kanella në uljen e sheqerit, duke e testuar këtë në 2 grupe individësh, ku të parëve iu dha të konsumonin kanellë dhe grupit tjetër medikamente. Rezultoi që ata që konsumuan kanellë kishin një nivel shumë më të ulët sheqeri.
Edhe studimet e mëvonshme të kryera sërish për këtë qëllim konfirmuan se kanella i ndihmon njerëzit të kontrollojnë diabetin.

LEXO EDHE:  Me një veprim të thjeshtë mund ta ndalni lemzën

Ndërkohë që edhe studimi i fundit i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition ka treguar se kanella përshpejton procesin e tretjes së sheqerit në stomak. Rezultatet e këtyre zbulimeve duken shumë premtuese edhe për të ardhmen.
Kështu që njerëzit që vuajnë nga diabeti rekomandohet të shtojnë pak kanellë në kafenë e tyre të mëngjesit, në smoothie apo ta shtojnë atë gjatë vakteve të tyre, në mënyrë që të kenë në kontroll sheqerin në gjak.

LEXO EDHE:  Ndaloni gjakderdhjen nga hunda për 10 sekonda me këto tre produkte
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here